Ndonëse ende e pakonfirmuar zyrtarisht nga “Top-Channel”, tashmë është konfirmuar që Ledion Liço do të jetë moderator i sezonit të tretë të BBV.
Së fundmi, pas qarkullimit të lajmit nëpër media, edhe Sara e Lori Hoxha e kanë “konfirmuar” këtë në formën e tyre.
Mbrëmjen e djeshme në festën e “Digitalb”, motrat Hoxha kanë ndarë disa Instastory, si për të konfirmuar lajmet vërdallë.
E para ka qenë Sara Hoxha e cila ka ndarë një video ku shkruan: “Na falni, kemi që në 2016 pa dalë”, vit ky që përkon me vitin që Ledioni ka moderuar BB. Epo, Sara e tregoi që nga 2016, moderatori u rikthye më në fund.
Më pas, Lori ka ripostuar në Instastory një postim të Ledion Liços ku shkruan: “Mirë se u riktheve në rrjete sociale. Ke shumë për të ndarë dhe, nëse tregohet i vëmendshëm, publiku ka shumë për të mësuar nga ti.”
Epo, na mbetet veçse t’i urojmë suksese Ledionit në këtë rrugëtim (jo) të ri! 🙂