Krist Aliaj ka qenë sot i ftuar në “Shqipëria Live” për të folur rreth DWTS në prag gjysmë-finale, e cila do të mbahet mbrëmjen e sotme.
Sipas Kristit, këtë vit nuk ka pasur kërcim, por vetëm rikthim të spektakleve të shkuara (BBV), ndërsa juria ka “përdorur” ekranin për kunja dhe për t’u tallur me konkurentët.
“Dua të shikoj, të dëgjoj të flitet më shumë për kërcimin. Është përfolur më shumë për dinamika të kaluara. Janë bërë kunja majtas-djathtas. Juria përdor ekranin për kunja me njëri-tjetrin, për t’u tallur me pjesëmarrësit në mënyrë shumë bullizuese. E kam më tepër për Oltën, se ajo e ka kunjën të vetën në komunikimin mediatik. Ndërsa nga Iliri prisja një gjë më teknike. Është sfumuar nga Olta.” – ka thënë Kristi.
Nga ana tjetër, ai është shprehur se Valbona është tashmë e “vjetëruar” për atë spektakël dhe nuk sjell risi, duke mos bërë asnjë ndryshim është apo nuk është pjesë e jurisë.
“Valbona ka ide shumë të vjetëruar mbi kërcimin. Ka prezencë skene të viteve 2000. Është prototip femëror simpatike, por në këtë rast nuk e di ça shton si juri te kërcimi. Nuk ka ndonjë rëndësi është apo jo, s’është se shton ndonjë gjë në ide.” – është shprehur Kristi.