Do jetë një natë e paharrueshme për Fifin kjo e sotmja, që përkon me gjysmëfinalen e “Dancing with the stars”.
Ditët e fundit artistja ka folur në intervista për dasmën e saj dhe Adisit e më në fund propozimi erdhi – live… në spektaklin e kërcimit.
Adisi u shfaq papritur në skenë me një unazë në dorë, pas performancës së Fifit.
“Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua?”, pyeti Adisi mes lotësh Fifin dhe përgjigja e saj ishte padyshim “Po”.