Aktorja Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen dhe ka zgjedhur që këtë ditë të shënuar për të, t’a festojë me njerëzit e zemrës në mal.
Përveç vendit, Rudina ka zgjedhur që edhe torta e saj e ditëlindjes, të jetë ndryshe, e veçantë dhe e përshtatur për një malësore tipike, sipas aktores.
Ajo ka zgjedhur që torta e saj të jetë një top i madh djathi të njomë!
Këtë e ka treguar vet Rudina, përmes fotove që ka postuar në Instagramin e saj,krah të bijës.
“Malsoret festojnë me djath t’njom. Sepse kështu më pëlqen t’i festoj ditëlindjet, në mal. Gëzuar ditëlindjen vetja ime! Je goc me fat” – ka shkruar aktorja në fotot e publikuara në Instagram.
Që “torta” e Rudinës ka super shije dhe që aktorja po e shijon pafund këtë ditë, mund t’a themi me siguri. Kështu që, na mbetet vetëm t’i urojmë Rudina Dembacajt edhe shumë vite të lumtura pranë njerëzve të zemrës! ❤️