Pak ditë më parë, në rrjet u njoftua për protestë përballë “Klan Kosova” nga ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova” në mbështetje të banorit Azem Gagica.
Sipas tyre, produksioni po bën padrejtësi ndaj Azemit.
“Protest per padrejtsin kunder AZEMIT e cila po behet ne menyr te dukshme. Dhe per votat tona te cilat nuk po maren parasysh. Ta bejm te ditur qe AZEMI ka nje publik te madh jasht dhe e dojn pa fund. Te mundemi qe ti tregojm Azemit qe ne jemi me te
Per gjith mbeshtetesit e Azemit te mblidhemi te gjith para Klanit the te protestojm ne menyr qe ta bejm te duket qe ne jemi me Azemin dhe qe po i behet e padrejtë njeriut me te sinqert aty mbrenda“, thuhej në njoftim.
Mirëpo pavarësisht mbështetjes së madhe që Azemi ka marrë në rrjet, diçka e tillë nuk është reflektuar në vota. Kjo pasi mbrëmjen e djeshme nga banorët e nominuar, ka qenë pikërisht Azemi ai që është eliminuar nga programi, këtë herë përfundimisht.