Mbrëmjen e djeshme është mbajtur gjysmëfinalja e DWTS dhe si përherë, anëtarja e jurisë Olta Gixhari, ka “rrëmbyer” një pjesë të vëmendjes me paraqitjen e saj.
Me një fustan të shkurtër me bisht dhe dizajn tepër të veçantë, veshja e Oltës ka marrë vëmendjen e rrjetit.
Mirëpo, fustani i Oltës na kujtoi dikë tjetër – Sara Hoxhën. Një fustan të ngjashëm, Sara e veshi në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, veçse në ngjyrë të kuqe, pa bisht dhe me detaje tyli.
Nuk është rastësi në fakt, pasi të dy fustanet janë punuar nga stilistja Drenusha Xharra, ndryshe nga çdo javë tjetër ku Olta ka zgjedhur të veshë krijimet e stilistit Valdrin Sahiti.
Cili krijim iu pëlqen më shumë – i Oltës apo i Sarës?