Duket se viti 2023, kryefjalë kishte dashurinë! Ndonëse përgjatë muajve, është folur shumë për ndarje, të shumta kanë qenë dhe propozimet për martesë dhe kurorëzimet e personazheve publikë! Ja disa prej tyre:
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito – një nga propozimet më emocionues për publikun. Luiz Ejlli i propozoi për martesë Kiara Titos, brenda shtëpisë së BBV, pasi e kishte “injoruar” gjithë javën, për t’a bërë momentin akoma më të veçantë. Kiara Tito tha “Po” dhe çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në natën finale të BBV.
Donald Veshaj dhe Bora Zemani – Donaldi zgjodhi ditën më të veçantë të vitit për ta dhe i propozoi Borës për martesë në premierën e filmit “5 herë jo”.
Adis Patushi dhe Fifi – Një moment mjaft emocionues ishte dhe propozimi që Adisi i bëri Fifit mbrëmë në gjysmëfinalen e DWTS, me një surprizë të mirëmenduar, një moment ky që Fifi e ëndërronte prej kohësh.
Elgit Doda dhe Klea Huta – Ndonëse propozimin për martesë e mori vitin e shkuar, në qershor të këtij viti Klea dhe Elgiti i thanë “PO” njëri-tjetrit në altar, teksa u betuan për dashuri të përjetshme.
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj – çifti po ashtu i thanë “Po” njëri-tjetrit në kishë, në një ceremoni private në Toskana të Italisë, me pak të ftuar.
Arlind Gashi dhe Ueda Ndrecaj – Çifti fitues i “Love Island Albania”. Arlindi zgjodhi t’i propozonte partneres së tij, Uedës, në natën finale të spektaklit.
Graciano Tagani dhe Argjira Spanca – Viti nisi në formën më të bukur për çiftin, kur mbrëmjen e 1 janarit, balerini i propozoi për martesë moderatores dhe ajo tha “PO”.