Donald Veshaj pas përfundimit të BBV1 premtoi se do të ndërtonte shtëpi për familjet në nevojë, e duket se më në fund erdhi koha të mbajë premtimin e dhënë.
Nismës së Donaldit i është bashkuar edhe biznesmeni i njohur, Samir Mane, me propozim të Donaldit në studion e “Më lër të flas”.
Sot, Donaldi ka ndarë në Instagram një postim që tregon se ka nisur nga puna për ndërtimin e shtëpive, së bashku me biznesmenin.
“Jemi të lumtur që sot nisi mes #podondesign dhe #manefoundation . Këto festa do të jenë më të bukura për një familje në nevojë e cila do të bëhet me shtëpi të re. Ky është një fillim i mbarë…gjëra të bukura na presin! Faleminderit Samir Mane që iu bashkove kësaj nisme.” – shkruan Donaldi në postimin e tij.