Megi Pojani ka qenë sot e ftuar në “Më lër të flas”, ku ka folur për projektet e saj, por jo vetëm kaq.
Në intervistën e fundit në “Më lër të flas”, Megit i është një lojë nga vëllezërit Veshaj, ku duhet të vazhdonte tekstin e një kënge e më pas nga mikrofoni ka dalë qumësht – një skenë kjo që asokohe ka marrë shumë kritika dhe komente negative për emisionin, Romeon dhe Donaldin.
E gjendur sot përballë tyre, Megi Pojani ka treguar se u mërzit me moderatorët, por jo për lojën. Moderatorja e “Për’puthen” tregoi në fakt se u mërzit për gjithë intervistën, ku nuk iu drejtuan pyetje për të zbuluar më shumë për të, por në vend të kësaj, i drejtuan pyetje pa rëndësi që në sytë e Megit u duk si një intervistë “shterp”, pra pa asnjë zhvillim.