Luizi dhe Kiara festojnë sot 1-vjetorin e njohjes së tyre – momenti kur nisën rrugëtimin e BBV2, që do të ndryshonte krejtësisht jetën e tyre, histori tashmë që të gjithë e dini.
Në këtë datë të shënuar për çiftin, Luizi ka vendosur të përjetësojë portretin e Kiarës në krahun e tij me një tatuazh, që u bë menjëherë viral.
Menjëherë pasi Luizi e tregoi tatuazhin, rrjeti ka “shpërthyer” në komente negative e meme, pasi sipas tyre nuk ngjan aspak me Kiarën. Tatuazhit të Luizit i vendosën emra nga më të ndryshmit – nga Lori Hoxha te Bora Zemani, Efi Dhedhes, Loredana e deri te Adelina Ismaili, ku vetëm Kiara Tito nuk u pa askund.
Ndërsa të gjithë flasin e vijojnë të komentojnë, Kiara Tito (a.k.a e “zonja e punës”) , duket mjaft e lumtur me surprizën që i ka bërë partneri i saj. Në një Instastory, moderatorja ka postuar tatuazhin, ku shkruan “U zgjova kështu sot” , bashkë me një zemër.