Në ditëlindjen e Butrint Imerit, e ftuar ishte dhe Arta Nitaj, e cila mori gjithë vëmendjen e ditëlindjes me videon që u bë virale teksa “tallej” me fenë islame – video që u fshi shumë shpejt pas ‘lumit’ të komenteve negative që mori menjëherë. (Videon e keni këtu)
E pas gjithë komenteve negative, më në fund Arta Nitaj, vendosi të bëjë një reagim publik, duke kërkuar falje dhe duke shpjeguar që ka qenë e gjitha në sensin e shakasë jo të talljes, pasi ajo vet është besimtare myslimane.
Me anë të një postimi në Instastory, Arta shkruan:
“Jam besimtare e palekundur ne Zot e ne fene Islame, respektoj po ashtu fene e secilit.Ne videon qe po qarkullon, asnjehere s’ka qene qellimi me e fy fene, te ciles dhe vet i perkas edhe as ju nuk e dini sa jom e perkushtume ose jo, sikur une qe nuk e di per ju qe po me paragiykoni.Ata qe e kom vesh s’ka qene ferexhe, por nje shalle, ne video shprehja jem nuk mundet me qene fyerje, kur une vet i perkas Islamit dhe faljen e kom praktiku edhe vet, por per ju qe nuk e dini e kuptoj qe mundet me u keqinterpretu.Te gjith juve qe u ndiet te fyer, ju kerkoj shume falje, ajo qe po supozohet qe une e kom bo nuk ka shance me ndodh prej meje asnjehere. E ju mediat qe po shkruni, ju kuptoj… “
Arta Nitaj jo pak herë ka qenë në vëmendjen e mediave rozë, së bashku me mikeshën e saj Arta Elezaj, ku janë komentuar për jetën luksoze që ato bëjnë – lajme që vajzat i kanë marrë gjithnjë me sportivitet.