Luiz Ejlli kohët e fundit ka publikuar një sërë këngësh ku më e freskëta është “Ninulla e vetmisë” e publikuar vetëm 7 ditë më parë.
Por mesa duket për Ejllin nuk do të jetë e fundit, ndonëse nata e ndërrimit të viteve nuk është e largët, këngëtari është gati për të publikuar këngën e rradhës.
Një foto e postuar në InstaStory nga Luizi, ku shihet krah këngëtarit kosovar Bardhi Idrizi, i njohur me emrin e artit “Bardhi”, ngre dyshimet për bashkëpunimin më të zjarrtë të vitit.
Kujtojmë se edhe më parë Luizi ka publikuar disa foto në studio me Bardhin.
Me pak fjalë bëni gati ilaçet e zemrës 😫