Mbrëmjen e djeshme Olti Curri, Fatma Haxhialiu, Andi Vrapi dhe Altin Berisha kanë realizuar një Live në Instagram, ku kanë folur për pritshmëritë dhe detajet nga Big Brother VIP 3 që pritet të fillojë në 13 janar.
Ata kanë zbuluar se disa emra janë konfirmuar pasi kanë firmosur kontratën me Top Channel, e disa të tjerë ende nuk kanë firmosur. Madje Andi Vrapi ka zbuluar se në korridoret e Top Channel flitet se balerini Graciano Tagani është tërhequr dhe nuk do të jetë pjesë e shtëpisë.
Ndonëse nuk dihen arsyet e tërheqjes së Gracianos i cili nuk ka firmosur kontratën.
Nuk dihet ende nëse balerini do të bëhet pjesë e BBV3, ndërsa mbrëmjen e djeshme ai përmbylli konkurimin në DWTS, ku së bashku me Fifin arritën të preknin finalen dhe u eleminuan në fazën e parë të finales së madhe.