Zbulohet emri i një prej opinionistëve që do të jenë pjesë e “Big Brother VIP 3”. Ndonëse janë përfolur shumë emra, sipas burimeve të “Pamfletit”, këtë sezon në poltronin e opinionistëve do të jetë e ulur Grida Duma.
Edhe pse e kemi parë si deputete dhe si moderatore të emisionit “Top Story”, duket se këtë herë Duma do të shtojë një tjetër element te CV-ja e saj. Mësohet se Duma do të jetë personi që do të zëvendësojë Zhaklin Lekatarin, e cila duket se nuk do të ketë më vend në atë pozicion.
Megjithatë duhet të presim datën 13 janar për të parë dyshen opinioniste, pasi në vitin e kaluar kemi parë shpesh se kanë qarkulluar shumë emra dhe në fund drejtuesit e televizionit kanë ndryshuar qëndrim.
Ndërsa ditën e djeshme, mediat konfirmuan edhe Luiz Ejllin si opinionist të BBV3, e mesa duket kjo do të jetë dyshja e opinionistëve për këtë vit.