Zërat për një ndarje përfundimtare Elia Zaharia i shtoi me urimin për Vitin e Ri 2024 ,me kartolinën ku pozon krah familjes dhe vajzës së saj, Geraldina.
Në foton e urimit mungon Princ Leka.
“Të dashur miq, ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2024! Lutem për një vit sa më të mbarë për ju e familjet tuaja, një vit ku të mbizotërojë harmonia dhe toleranca, dashuria dhe falja, mirëkuptimi dhe shpresa!
Uroj për çdo fëmijë në këtë natë ndërrimi vitesh, të ketë përpara një pjatë të ngrohtë, një dhuratë, dhe një përqafim plot dashuri!”, shkruan Elia Zaharia krahas imazhit ku shfaqet krah prindërve, vëllait, Amos Zaharia dhe vajzës, Geraldina.
Nga ana tjetër thuhet se Princ Leka ka nisur një marrëdhënie romantike me fortografen 25vjeçare Blerta Celibashi, me të cilën u fotografua në aeroport teksa largohej për në Budapest.