Ky fundvit i gjeti të ndarë Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën, andaj dhe festat i kaluan krah njerëzve të tjerë të afërt.
Teksa Sara ndau me ndjekësit pamje nga darka e Vitit të Ri, ajo shkruan “mos harroni të vishni të brendshme të kuqe para se të ndërrohet viti.
Nga ana tjetër, Ledri gjendej me shoqërinë e tij, mirëpo i mungonte një person.
Në mes të postimeve për fundvit në InstaStory, ai ka bërë një mesazh publik për vajzën e tij Poem, tek u shpreh se i mungon, ndërsa ka “injoruar” totalisht Sarën.
Nga ana tjetër Poem ka qenë krah të ëmës, Sarës, për të festuar natën e ndërrimit të viteve.