Janari shënon dhe fundin e spektaklit “Al Pazar” në Vizion Plus. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se drejtuesit e televizionit kanë vendosur mosvijimin e spektaklit pasi shikueshmëria e tij vitet e fundit ra ndjeshëm.
Ndaj nuk ishte aspak çudi përse mbrëmjen e Vitit të Ri pamë rikthimin e Agron Llakajt tek “Portokalli” në Top Channel.
Kujtojmë që Llakaj ka qenë ndër themeluesit e Portokallisë dhe kthimi i tij në skenën e spektaklit të humorit në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, u prit me shumë dashuri nga publiku.
Së fundmi, Agron Llakaj ka qenë pjesë e filmit “5 herë jo” të realizuar nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj, me një nga personazhet më të rëndësishëm të filmit, ndërsa batutat dhe aktrimi i tij i dhanë edhe më shumë vlerë dhe pëlqyeshmëri filmit.