Na ndan vetëm një javë nga nisja e edicionit të tretë të BBV, dhe kurioziteti i publikut sa vjen e shtohet ndërsa pak nga pak zbulohen detajet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ndërsa janë duke u përgatitur detajet teknike, Sara dhe Lori Hoxha kanë qenë duke testuar kamerat e dhomës së ndenjies, ku nuk kanë munguar as disa copëza të shtëpisë të cilat vajzat i kanë ndarë në Instagram.
E me sa duket, për Lorin dhe Sarën, “zinxhiri” i famshëm i shpëtimeve, është një pjesë mjaft e preferuar dhe ato e kanë nisur të parat për këtë sezon.
“Ty do të kisha shpëtuar në zinxhir gjithmonë” – shkruan Lori në një foto të postuar në Instastory ku duket Sara brenda shtëpisë së BBV.
Nga ana tjetër, Sara ia ka kthyer me humor në një Instastory, ku shkruan: “Nuk di a mund të them të njëjtën gjë”