Fifi dhe Adis Patushi janë një ndër çiftet më të komentuara të showbiz. E duket se pasi Fifi e provoi eksperiencën e BBV në edicionin e parë, tashmë është radha e partnerit të saj, Adisit, të provojë të njëjtën eksperiencë.
Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet Adisi, i cili përmes një Instastory, shkruan: “Shihemi së shpejti”.
Kujtojmë se Fifi dhe Adisi janë njohur pas daljes së Fifit nga BBV1, nga miku i tyre i përbashkët Kledi Hysa, gjithashtu ish banor i BBV1.