Olsi Bylyku ka qenë një ndër emrat më të komentuar të muajve të fundit, si fillim me ndarjen nga Egli Tako e më pas me gjithë projektet muzikore që solli dhe që rezultuan mjaft të suksesshme.
E meqë jemi te muzika e Olsit, aktori dhe këngëtari ka njoftuar se e ka gati një tjetër projekt muzikor, sërish baladë si shumica e projekteve që ka sjellë kohët e fundit.
“Kam bo 1 kong baladë, po kshu si ka ardh puna kam frikë ta hedh…” – shkruan Olsi në një Instastory, ndërsa nuk ka folur më shumë rreth kësaj.
Kujtojmë se këngët e Bylykut janë komentuar shumë në rrjet, pikërisht për faktin që kanë qenë këngë dashurie dhe kanë ardhur pas ndarjes nga Egli dhe publiku i kanë lidhur projektet me historinë e (ish)çiftit, ndonëse të dy janë shprehur që nuk është ashtu, por me sa duket kjo e ka stepue paksa Olsi në publikimin e projekteve të reja.