Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të dashura të publikut. Përveç moderimit, Alketa është edhe një sipërmarrëse e sukseshme me “rrjetin” e saj të kompanive “Class” në fushën e organizimit të eventeve, medias online, fustaneve të nuseve dhe mbrëmjeve etj.
Mirëpo, duket se një ndër fushat që moderatores i pëlqen shumë është edhe gatimi e madje ajo e konsideron veten shefe të mirë (amatore) në kuzhinë.
Në një “Ask me” me ndjekësit, Alketa është pyetur për një pjatë që e gatuan gjithmonë, ndërsa është përgjigjur se nuk i fton dot ndjekësit të provojnë pjatat e saj, derisa të ketë një vend që do t’i shërbejë gastronomisë dhe pastiçerisë.
Mbetet për tu parë nëse Alketa Vejsiu do të ketë së shpejti një restorant, ku të ofrojë gjithë gatimet e saj.