Këngëtarja Arta Kabashi, motra a Ana Kabashit, thuhet se do të jetë një nga banoret që do të futen në shtëpinë e BBV3.
Lajmi disi është konfirmuar nga mediat në vend e megjithatë nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar.
Mirëpo, në një Instastory të fundit, Arta ka postuar një video teksa luante dhe fitonte në lojën “Gur, letër, gërshërë” dhe ajo që tërhoqi vëmendjen e rrjetit ishte fjalia me të cilën këngëtarja ka shoqëruar videon.
“Vetëm fitojmë këtë vit…” – shkruan ajo, ndërsa rrjeti e ka marrë si një paralajmërim për hyrjen e saj në BBV3.
Një tjetër detaj që ngre dyshimet për pjesëmarrjen e saj në BBV3, ishte dhe promo e spektaklit, ku tregoheshin disa nga sytë e banorëve pjesëmarrjës dhe një prej tyre është tepër i ngjashëm me sytë e Artës.