Programi i ditës së sotme ka ardhur me shumë debate mes konkurrenteve të “Për’puthen” por jo vetëm.
Ditën e sotme, Vedati dhe Buçi janë përballur me njëri-tjetrin pas sherrit të ndodhur në prapaskenë.
Por në vend që të debatonte me Bucin, Vedati ka nisur të diskutojë ashpër me Albën, duke bërë kështu që drejtuesja e programit, Megi të acarohet dhe t’i drejtohet me fjalë të ashpra Vedatit.
Sipas Megit, ekzistojnë dy Vedatë, një përball Bucit që nuk reagon aspak dhe një tjetër përball Albës që e akuzon për çdo gjë.
“Je në një përballje me Bucin, hidhen akuza shumë të forta dhe Bucit i thua me bindje të plotë se ajo vajza nuk ka interes për ty dhe tani burrërinë e gjen me Albën?“