Bora Zemani feston sot 32 vjetorin e saj. Kjo ditëlindje e gjeti Borën duke festuar në “mes të borës” në Itali së bashku me djalin e saj,Arborin, vëllain e saj, dhe tre vëllezërit Veshaj.
Mes gjithë urimeve të shumta që moderatorja ka marrë, sigurisht që më shumë vëmendjen e tërhoqi ai i partnerit të saj, Donald Veshaj.
Donaldi ka shpërndarë në Instastory një foto të tij me Borën, ku shkruan: “Për ty, botën! 100″ , ndërsa Bora e ka rishpërndarë postimin duke shkruar: “Shpirti im!”
Kujtojmë se Donaldi i propozoi për martesë Borës në premierën e filmit “5 herë jo”, ndërsa për moderatoren ky ishte sërish një vit mjaft i arrirë, pasi ajo vijon të mbetet një nga moderatoret më të preferuara, përmbylli një tjetër edicion mjaft të suksesshëm në DWTS, si dhe mori rolin e aktores dhe producentes në filmin “5 herë jo”, një nga më të ndjekurit e vitit që lamë pas edhe pse doli i fundit në kohë.
Nga ana tjetër, Bora dhe Donaldi sërish po merren me një projekt kinematografik, këtë herë aksion. Mes kaq shumë arsyesh për të festuar, ne i urojmë gëzuar ditëlindjen Bora Zemanit! ❤️