Rozana Radi ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj, duke iu bashkuar trendit më të fundit të flokëve.
Moderatorja e “Një gotë rosé” ka vendosur të lyejë flokët në ngjyrë të kuqe të errët, një trend ky që po ndiqet nga shumë vajza të showbizit (Dua Lipa, Sara Hoxha, Dafina Zeqiri) dhe jo vetëm.
Së fundmi Rozana ka postuar në Instastory një video ku tregon se njerëzit nuk e kishin njohur dhe po mendonin se ishte italiane.
Nuk e dimë si ju duket ju, italiane apo jo, por ne mendojmë se Rozi duket një yll me “flokët e reja”. ❤️