Ditën e djeshme Luana Vjollca ka postuar një foto në Instastory, që ka ngacmuar jo pak rrjetin. “Karma meriton një gëzuar” – shkroi Luana në postimin e saj, teksa konsumonte një gotë verë.
Ky postim i Luanës erdhi pikërisht pasi Arbana bëri reagimin e saj të parë lidhur me Ledion Liçon si moderator i BBV3. Por, cila është lidhja mes karmës, Arbanës, Luanës dhe BBV?
Sipas fjalëve që qarkullojnë, thuhet se Luana Vjollca ka qenë moderatorja së cilës do i besohej moderimi i BBV1, vend ky që më vonë u zu nga Arbana Osmani, ndërsa Luana u largua nga “Top-Channel” dhe shkoi në “TV Klan”, ku vazhdoi me emisionin e saj të cilin e ktheu nga “Shiko kush luan” në “Zemër Luana”.
Duket se zëvendësimi Arbana Osmani nga Ledion Liço si moderator i BBV3, nga ana e Luanës konsiderohet si “karma” dhe “drejtësi” për vendin e premtuar fillimisht Luana Vjollcës.