Ilir Shaqiri ka qenë i ftuar në “Pardon My French”, ku ka dhënë opinionet e tij lidhur me edicionin e tretë të “BBV”, i cili nis më 13 janar.
Për Ilirin, ndonëse ende nuk ka nisur reality show, mendon se Julian Deda dhe Romeo Veshaj do të jenë finalistët.
Fituesi i BBV1 u shpreh se e ka parë listën e publikuar me emrat e banorëve të rinj dhe tha:
“Nga gjithë ajo listë që doli, unë njoh 5-6 veta, që i njoh nga afër. Të tjerët nuk i njoh sepse nuk më ka lidhur asgjë. Sigurisht, është një kast shumë i ndryshëm, ka shumë karaktere të ndryshme. Unë e kam të qartë kush do të ketë një lloj fërkimi shumë të fortë, sepse i njoh që të dy dhe e di që të dy do të luftojnë shumë fort për të arritur finale dhe për të fituar”, duke përmendur Romeo Veshajn dhe Julian Dedën.