Na ndan vetëm një ditë nga nisja e formatit më të ndjekur nga shqiptarët, BBV3.
Teksa gjithnjë e më shumë zbulohet detaje nga spektakli, dje moderatorja dhe këngëtarja Enxhi Nasufi ka zbuluar se i është besuar moderimi i “BBV Fan Club”, një program mjaft i rëndësishëm sa i përket BBV.
Ndërsa ditën e sotme, gazetari Andi Vrapi ka zbuluar se cilët do të jenë opinionistët e “BBV Fan Club”. Ndryshe nga viti i shkuar, këtë vit do të jenë dy opinionistë dhe ata janë Ronaldo Sharka dhe Ina Kollçaku.