Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e “BBV”. Deri më tani dimë që do të moderohet nga Ledioni dhe janë zbuluar opinionistët zyrtarë, Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj.
Dy banorët e parë të shtëpisë janë zbuluar dhe janë Meriton Mjekiqi dhe Ledjona Xheladinaj.
Sot është zbuluar edhe hyrja e shtëpisë. Nga ky ambient, do të hyjnë sot VIP-at e Big Brother. “Korridori i VIP-ave” është i gjithi gold dhe duke ndryshe nga çdo edicion i shkuar.
Shtëpia ndryshe nga viti i shkuar do të ketë edhe më shumë kamera, numri i të cilave shkon më shumë se 100, ndërsa e gjithë shtëpia do të jetë e pajisur me mikrofona të fshehur, në mënyrë që të mos humbase asnjë detaj.