Të mbledhur në oborr, banorët kanë bërë parashikimet e tyre për çiftin që do krijohet në BBV. Lojën e ka “moderuar” Jul Deda, i cili i ka pyetur gjithë banorët me radhë se cili do të jetë çifti sipas tyre.
Sipas banorëve, Romeo dhe Meritoni ishin dy banorët që patjetër do të krijonin lidhje me dikë, ndërsa kanë “kombinuar” në çift Romeon me Heidin dhe Meritonin me Riken.
Me shumicë votash, çifti që ata janë të sigurt që do krijohet është Meriton-Rike.
Kjo mbetet për t’u parë, nëse parashikimet e tyre do të dalin të vërteta, pasi të martën pritet të hyjnë ende disa banorë të rinj, ndërkohë Meritoni ka nisur flirtimet e para me Riken.