Mëngjesi i sotëm ka qenë mjaft dinamik mes banorëve, e duket se në qendër të dinamikave ështe Jul Deda.
Si fillim aktori pati një debat me Egla Cenon, e më pas me Meri Shehun, e cila e quajti “Lesh Deda”, epitet të cilin Juli se priti aspak mirë dhe e ktheu me tone më të ashpra.
Gjatë një bisede pas debatit me Merin, Heidi i thotë Julit se do të bëhet faktor me zor, ndërsa ky i fundit ia ktheu menjëherë.
“Unë faktor me zor?! Do të të çmend të dalësh për dy javë? Hajde e lidhim Heidin me Gazin që t’i vijë babi.” – ka thënë Juli me humor pak ‘pikant’, referuar situatës së Heidit në “Grande Fratello”, ku nisi një njohje me një banor mjaft më të madh në moshë dhe përfundoi duke dalë nga shtëpia, pas hyrjes së babait të saj brenda shtëpisë.