Një teori që po qarkullon në rrjet në lidhje me futjen e Romeo Veshajt në Big Brother Vip, ka futur në dilemë ndjekësit.
Komentuesit janë të bindur se në vend të tij, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri është futur Donaldi dhe ata po zëvendësohen herë pas here, në formën loje, kjo për të kuptuar sa të vëmendshëm janë banorët brenda shtëpisë.
Ka qenë edhe aktorja Egla Ceno brenda shtëpisë, e cila ulur pranë Romeos në një moment i është dukur si Donaldi. Nga ana tjetër edhe jashtë shtëpisë, rrjeti dhe disa personazhe publikë si Rozana Radi dhe Monika Lubonja (e cila ka qenë në BBV1 me Donaldin) e kanë mbështetur këtë teori.
Donaldi vet mbrëmjen e djeshme postoi video nga shtëpia e tij, ku konfirmoi se nuk ishte ndërruar me Romeon, por po e ndiqte 24 orë nga ekrani. Megjithëse për ironi të fatit, kur bëri videon edhe Donaldi mbante veshur një kostum të zi, ku ndryshonte vetëm kapelja nga ajo e Romeos brenda në shtëpi.
Por si të mos mjaftonte kjo, edhe vet produksioni në një video ku Romeo (ose Donaldi) harron emrin e Ilnisës të postuar në faqen zyrtare të BBV në Instagram, shkruajti emrin e Donaldit dhe e editoi sërish më vonë.
Të jetë kjo një lojë nga BBV për banorët? Mbetet ta shohim të martën…