Përpos debateve në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ kanë patur edhe rrëfime personale. Teksa po qëndronte në oborr me Romeon dhe Elvisin, gazetarja investigative, Ledjona ka folur për ish-partnerin.
Ajo thotë se e vetmja gjë që i lidh ata të dy është vetëm vajza e tyre, pasi ka nisur një lidhje me dikë tjetër. Siç tregon ajo për hir të kujdesit për vajzën ata detyrohen të takohen më shpesh.
Ledjona ka treguar se ka bërë dasmën kur ishte 21 vjeç dhe asokohe vajza e saj ka qenë 6-muajshe, ndërsa pas ndarjes për vite me radhë ka kaluar situata mjaft të vështira ekonomike.