Mediat shkruajnë se Ardit Gjebrea mësohet se do të lidhë krushqi me Sabianin. Duket se Joni, djali i Arditit ka rënë në dashuri me Keisi Medinin, vajzën e Sabianit.
Portali “Pamfleti” shkruan se lidhja është intensifikuar dhe çifti i ka bërë gjërat familjare, ku mesa duket po mendon për një martesë.
Keisi Medini është bërë e njohur në edicionin e dytë të BBV2, me natyrën e saj tejet pozitive dhe të ëmbël. Gjatë BBV2, këngëtarja nisi një raport me Krist Aliaj Dragot, i cili u “thye” me hyrje e Sabianit në shtëpi e më pas u ndërpre po gjatë qëndrimit të tyre në reality.
Nga ana tjetër edhe Jon Gjebrea, djali i Arditit, ka qenë i fejuar para pak kohësh me vajzën e një biznesmeni shqiptar, ndërsa arsyeja e ndarjes së tyre ende nuk dihet as sot.
Megjithatë, duket se Keisi dhe Joni kanë gjetur dashurinë te njëri-tjetri dhe pritet që shumë shpejt të zyrtarizojnë lidhjen e tyre.