Gazetarja Jonida Mukaj, mikja më e afërt e Ledjonës dhe familjes së saj, ka zbuluar se si qëndron e vërteta e komentit të ish-bashkëshortit të banores së BBV.
Ajo tha se marrdhënia midis tyre ka përfunduar para më shumë se 10 vitesh dhe se gjërat që personi ka shkruar janë të pavërteta.
Sipas mikes së ngushtë të banores së BBV, nuk është Ledjona ajo që ka ndaluar të takojë babain e saj, veprim që pretendohet nga ky i fundit.
“Ky është i ati i vajzës së Ledionës. Kjo është një histori dhe marrëdhënie e përfunduar më shumë se 10 vite më parë, sot vajza është 12 vjeçe. Jam e shqetësuar nga statusi, nga e gjithë arroganca dhe e pavërteta që ka shkruar personi aty. Nuk është asgjë e vërtetë aty. Familjarët e Ledionës kanë kontaktuar dje. Familjarët e zotërisë që ka komentuar gëzojnë shumë respekt për Ledjonën.
Vajza ikën tek familja e ish-bashkëshortit të Ledionës sa herë që kanë festë e gëzim. Fakti që ai zotëri ka krijuar një jetë tjetër, është apo jo zonja në fjalë që as nuk e njohim se kush është, që e pengon ndoshta për iu afruar së bijës apo është vajza ajo që refuzon nuk është në përgjegjësinë e Ledionës”, tha Jonida Mukaj.
Komentet në rrjet të ish-bashkëshortit të Ledjonës, mund t’i lexoni në këtë artikull.