Rikja është një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni të tretë të BBV. Nga ana tjetër përveç debateve në shtëpi, ajo ka krijuar një raport mjaft të afër me dy nga djemtë e shtëpisë, Romeon dhe Meritonin.
Madje nisur nga ky afrimitet i saj, rrjeti është ndarë në dy pjesë, ku një pjesë mendon se Rike do të nisë një histori dashurie me Meritonin, dhe pjesa tjetër me Romeon.
I njohur me këtë situatë nga jashtë, Albi Nako gjatë një bisede në oborr e ka pyetur Riken nëse do e kishte kusht që brenda shtëpisë të krijonte një lidhje, cilin do zgjidhte.
E gjendur në ‘vështirësi’ nga kjo pyetje, Rikja nuk ka kthyer asnjë përgjigje konkrete, por sytë i kishte te Romeo, moment ky që nuk kaloi pa u vënë re nga Roza, Dea dhe Albi.