Kampioni Shqiptar i boksit, Kristian Prenga, ka njoftuar nëpërmjet një Instastory se ka qëllim të përfshihet në edicionin e tretë të Big Brother VIP në Shqipëri.
Ky vendim vjen pas një suksesi të freskët në fushën e boksit në Amerikë. Përmes një Instastory, Kristian shprehet se nuk sheh ende asnjë konkurent të fortë, por nëse do jetë ndonjë konkurent i fortë në vazhdim, ai ndoshta mund të bëhet pjesë e shtëpisë.
Sa i përket marrëdhënies me Riken, nuk i dihet si vijon të jetë mes tyre, por me sa duket nuk kanë komunikim, pasi as nuk ndiqen në rrjete sociale. Kristiani dhe Rikja kanë bërë publike lidhjen e tyre në vitin 2020, përmes një urimi që asokohe banorja i bëri partnerit të saj.