Ish-futbollisti Klodian Duro, i përjashtuar nga “Big Brother VIP” për shkak të deklaratave të tij për dhunën, reagoi së fundmi në rrjete sociale.
“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në ‘Big Brother VIP’ është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit,” shkruan ai.
“Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtet dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’,” vijon më tej. “Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve.”
Duro u shpreh në “Big Brother VIP” duke thënë: “Ruajuni nga unë se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju?”. Përmes një zarfi të zi, produksioni i BBVA përjashtoi direkt nga gara ish-futbollistin.