Kiara Tito është kthyer në një personazh shumë të komentuar që pas eksperiencës së saj në ‘Big Brother VIP Albania’. Brenda shtëpisë, banorët merrnin mesazhe nga fansat ku i shprehnin dashurinë që kishin për ta.
E mesa duket kjo dashuri vijon edhe jashtë – nga tatuazhet me emrat e banorëve, lyerja e flokëve bjond për meshkujt, që u kthye në trend nga Luiz Ejlli. Por, për moderatoren Kiara Tito, ka ardhur një surprizë edhe më e veçantë. Një fanse e saj, ditën e sotme është bërë me vajzë dhe ka vendosur që t’i vendosë emrin vajzës së saj Kiara. Ajo i ka dërguar një foto moderatores, ku i tregon bebushen dhe emrin që kishte zgjedhur.
‘Një princeshë tjetër si ty, Kiara erdhi në jetë’. – i thotë nëna e re.
‘Me jetë të gjatë Kiara e vogël ‘- i shkruan moderatorja, teksa e ka ndarë këtë surprizë speciale edhe me ndjekësit në Instagram.
Mesa duket, dashuria për banorët e këtij edicioni, kryesisht për çiftin Luiz-Kiara, nuk njeh limite dhe prindërit e rinj, fansa të çiftit kanë vendosur që emrat e tyre t’ua vendosin bebushave që sapo kanë ardhur në jetë! 🙂