Sara Hoxha është një nga personazhet më të komentuar të mediave rozë kohët e fundit, që pas ndarjes së saj me reperin Ledri Vula.
Së fundmi ajo është larguar për disa ditë pushimesh me mikeshat e saj, ku nuk kanë munguar postimet e vazhdueshme – postime që nuk i kanë shpëtuar as ndjekësve të saj.
“Egon tënde e mbushe, po zemrën kush ta mbush?” – ka qenë pyetja drejtuar Sarës në një Instastory, të cilës Sara i është përgjigjur me ironi duke thënë: “Pyetje me spec kjo?”
Më pas, aktorja e “Në kuadër të dashurisë” ka postuar një foto ushqimi, ku ka vazhduar sërish me ironinë. “Mbushim barkun nqs nuk mbushim dot zemrën” – shkruan ajo.
Sara dhe Ledri thuhet se u ndanë në tetor të këtij viti, e tashmë Sara po jeton në Tiranë me vajzën e saj Poem. Nga ana tjetër çifti asnjëherë nuk foli publikisht për ndarjen e tyre, ndërsa ka qenë menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, ai që tregoi se çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, pa dhënë më shumë detaje dhe arsye rreth ndarjes.