Debatet e fundit me tone të larta në shtëpinë e ‘BBV’ duket se kanë rënduar emocionalisht Ledjonën e cila nga spektakli i djeshëm doli në nominim me Ilnisën, Rozën dhe Sarën.
Mëngjesin e sotëm teksa po bisedonte me Eglën dhe Ervinin, ajo është shprehur se dëshiron që të lërë lojën.
Teksa Ledjona tha kështu, Egla ia pret “po shaj ndonjë gjë”. Gazetarja i përgjigjet se ‘do të dalë tamam’ dhe jo me sharje.
“Më kuptoni, ju kam xhan dhe ju dua për atë që jeni dhe nuk kam asnjë lloj interes loje. Thjesht nuk më pëlqen kjo gjëja këtu, kaq. Nuk jam unë kjo siç jam”, tha Ledjona.
Pjesë nga biseda:
Ledjona: Dua të dal
Egla: Do të dalësh? Po shaj ndonjë gjë
Ledjona: Jo, nuk dal ashtu unë. Të dal tamam siç jam
Egla: Po s’ka kuptim tani
Ervini: Ku do të dalësh ti tani? A më the rri këtu?
Ledjona: Po
Ervini: Po si do dalësh?
Egla: Hë se i ka naze
Ervini: Le të kalojë dita sot se nesër është ditë e re