Duket se Berlusconi është kujdesur që pasuria e tij të mos shkojë tek një person që do të kishte fuqi absolute. Sipas disa thashethemeve, kompania mund të kontrollohet nga fëmijët dhe bashkëshortja.
Testamenti i Silvio Berlusconit është hapur pasditen e të mërkurës dhe mesa duket jeta e njerëzve të afërt të themeluesit të Mediaset dhe Forza Italia nuk ka ndryshuar shumë, shkruan Corriere.
Me hapjen e testamentit u zbulua se 61.21% e kapitalit të Fininvest që zotërohej nga Silvio Berlusconi u rishpërnda përmes katër aksionarëve të tjerë. Duket se Berlusconi është kujdesur që pasuria e tij të mos shkojë tek një person që do të kishte fuqi absolute. Sipas disa thashethemeve, kompania mund të kontrollohet nga fëmijët dhe bashkëshortja.
Kujtojmë se më herët miku i përjetshëm i Silvio Berlusconit, Fedele Confalonieri kishte përjashtuar “çdo tronditje në familje dhe në strukturën e kompanive të kontrolluara apo në pronësi të Fininvest” dhe se në testament nuk do të kishte surpriza.
Tre fëmijët më të vegjël, Luigi, Eleonora dhe Barbara, të lindur nga martesa me Veronica Lario, do të kenë së bashku 46% ndërsa dy fëmijët më të mëdhenj, Marina dhe Pier Silvio do të kenë së bashku 32%. Nuk dihet se kujt i kanë shkuar shumë likuiditete të hollash, vila, piktura, varka dhe asete të tjera.
Trashëgimtarët pritet të marrin edhe një vendim për shitjen e klubit të futbollit të Monza.