Olsi Bylyky është një nga banorët e BBV, i cili është bërë pjesë e shtëpisë të shtunën që lamë pas.
Ditët e fundit në shtëpi, po ‘ziejnë’ diskutimet për çiftet potencialë që mund të krijohen, ndërsa ka qenë pikërisht Olsi ai i cili ka vendosur një ‘bast’ me Riken, ku sipas tij brenda shtëpisë do krijohen 4 çifte, ku nuk përfshiu e as përjashtoi veten.
Pikërisht prej këtyre situatave ka qenë Romeo ai që e ka pyetur Olsin, nëse do të krijonte një lidhje brenda shtëpisë.
“A do lidheshe me një vajzë këtu brenda nëse do krijoje ndjenja?” – ka pyetur Romeo.
“100%, nëse do krijoja ndjenja“- është shprehur Olsi pa u menduar dy herë.