Sara Gjordeni, një prej banoreve të shtëpisë së ‘BBV3’, së fundmi është parë tepër e shoqëruar me Bardhin, ku gjithashtu dhe në ‘Prime-n’ e sotëm shprehën pëlqim ndaj njeri-tjetrit dhe se kanë interes të njihen më tepër.
Por sapo vumë re në profilin e Sarës në Instagram gjurmë të një mashkulli në verën e vitit që lamë pas, që duket si partneri i saj – kjo për faktin që vet Sara konfirmoi kur hyri në shtëpi, që kishte vetëm disa javë që ishte ndarë.
S’dimë nëse fotot janë “harruar” aty dhe gjithçka ka mbaruar, apo diçka “zihet” jashtë shtëpisë, ndërsa Bardhi është një ‘trampolinë’ për një rrugëtim të gjatë në “BBV” , por të gjitha këto mbetet të sqarohen në vijim.