Pas ndarjes nga Ledri, Sara ka qenë edhe më shumë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Pak kohë më parë, Sara u përfol për një ‘flirt’ me reperin gjerman, kjo pas komenteve që ai bëri në postimin e saj.
Zërat për këtë janë shtuar edhe më shumë ditën e sotme, teksa Luciano ka festuar ditëlindjen e tij në shoqërinë e Sara Hoxhës dhe momente nga festa ka postuar vet Sara.
Jo vetëm kaq, por sikurse e dimë Sara aktualisht po jeton në Tiranë, ndërsa duket se ka udhëtuar drejt Gjermanisë për ditëlindjen e mikut të saj.