Duket se nuk kanë fund debatet mes gocave këtë BBV. Në debatin e radhës protagoniste kanë qenë Roza dhe Ledjona.
Në diskutim e sipër, Roza e ka “prekur” Ledjonën te pika e saj e dobët, që është vajza e saj. Roza është shprehur se Ledjona e ka bërë vajzën pa dashuri (nisur nga divorci me ish-bashkëshortin), koment ky i cili e ka prekur mjaft Ledjonën.
“Roza: A je me personin që e ke bërë?
Ledjona: Ç’rëndësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?
Roza: Kështu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë. Ledjona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?
Roza: Jo unë jam bërë me dashuri.
Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?
Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë.
Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor dhe është shumë e keqe.
Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq.”
Ky debat mes vajzash sigurisht është bërë viral dhe rrjeti ka “shpërthyer” në një lumë kritikash e ofendimesh për moderatoren.
Më poshtë, po ju tregojmë vetëm një pjesëz të komenteve negative për Rozën, të cilat pas këtij debati ishin në masë.