Është bërë e zakonshme tashmë që njerëzit ngatërrojnë Sara Hoxhën (e Ledrit) me Sara Hoxhën (e Top-it), kjo për shkak se të dyja kanë të njëjtin emër dhe mbiemër dhe të dyja janë pjesë e showbiz-it.
Sqarim: Fjalët (e Ledrit) dhe (e Top-it) më sipër dhe në vazhdim, janë përdorur për dallimin mes vajzave për shkak të emrit të njëjtë.
Duket se këtë “gafë” e bëri edhe vet Ledion Liço, bashkëshorti i producentes Sara Hoxha.
Në postimin e tij të fundit në Instagram për filmin “Në kuadër të dashurisë”, moderatori kishte postuar dhe një skenë mes aktorëve Roerd Toce e Sara Hoxha.
Mirëpo, duke dashur t’i bënte tag Sara Hoxhës (së Ledrit) i bëri tag bashkëshortes së tij. Sigurisht që këtë e vuri në dukje Sara Hoxha (e Topit), e cila komentoi duke thënë:
“Ke bërë tag Sarën e gabuar”, ndërsa Ledioni ia kthen duke i thënë “Jam i ri në këtë sport“
Komentet e çiftit janë shoqëruar me të qeshura nga komentuesit, por të kuptojmë Ledion – të gjithë i kemi ngatërruar dy Sarat të paktën një herë. :p