Ish-opinionistja e “BBVA”, Balina Bodinaku, duket se e ndjek sezonin e tretë të këtij reality show dhe i ka bërë përshtypje sjellja e Roza Latit dhe Ilnisa Agollit. Përmes postimeve në Instagram, ajo ka thënë se sjellja e Ilnisës dhe e Rozës janë të përsëritura dhe të toleruara nga Vëllai i Madh.
“Si sjellja e Ilnisës, ashtu dhe ajo e Rozës, përveçse të përsëritura, janë sjellje të toleruara dhe inkurajuara nga Vëllai i Madh”, shkruan Balina në postimin e parë.
Më tej, vijon:
“Mendoj se loja nuk do të prishej aspak nga penalizimi, deri dhe në përjashtim, nëse do të jetë e nevojshme, e kujdo që nga ajo shtëpi shpërndan kaq shumë urrejtje. Krejt e kundërta, do ta çonte “Big Brother” në nivel krejt tjetër”, duke shtuar edhe hashtag-un #stopgjuhëssëurrejtjes.
Debatet e vajzave në “BBVA” kanë tejkaluar masën, duke kaluar në përfshirjen e fëmijëve, jetës private dhe ofendimeve të ndryshme karshi njëra-tjetrës. Përplasjet e vazhdueshme të Ledjanës me Rozën dhe Ilnisës me Riken kanë sjellë reagime të shumta te personat që shohin spektaklin dhe te komentuesit nëpër rrjetet sociale.
Kujtojmë se Balina Bodinaku ka qenë opinioniste e “Big Brother VIP Albania 1”, krah Arbër Hajdarit.