Me nisjen e BBV 3 javë më parë, moderatori i spektaklit Ledion Liço është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së publikut.
Mes gjithë dyshimeve të punlikut për rolin e Ledionit në BBV, moderatori ia doli t’i hedhë poshtë të gjitha komentet negative duke u kthyer sërish si vite më parë në një nga moderatorët më të dashur të publikut.
Së fundmi, Ledioni ka postuar në Instastory një foto ku shkruan se askush nuk mund ta lëndojë pa e lejuar ai vet, ndërsa nuk ka shtuar asgjë më shumë, as rreth arsyes së këtij postimi dhe as “dyshime” se kujt i drejtohet ky postim.
A e ka bërë moderatori postimin thjesht sepse i ka pëlqyer shprehja dhe ka dashur të japë një mesazh motivues ndjekësve të tij? Apo është përpjekur dikush të ‘lëndojë’ Ledionin? – përgjigjet e këtyre pyetjeve duket se do të ngelen ‘mister’…