Sara dhe Bradhu janë një nga çiftet aktualë të BBV3. Ndonëse ata vijojnë t’a quajnë njëri-tjetrin shok dhe në një njohje, momentet intime mes tyre sa vijnë e shtohen.
Dyshja gjithnjë e më shumë e kalon kohën pranë njëri-tjetrit në krevat, ndërsa nuk mungojnë as puthjet e përqafimet mes tyre.
Sigurisht që momentet e çiftit nuk i kanë shpëtuar as banorëve, të cilët kanë nisur t’i ngacmojnë, e një ndër to edhe Meri që është e bindur se Bardhi dëshiron ta çojë këtë raport në një nivel tjetër intimiteti, gjë që e ka “përdorur” në formë batute për të provokuar disi Bardhin dhe Sarën.
Gjatë mbrëmjes, Sara i thotë Merit të mos ia ngacmojë shokun (Bardhin), ndërsa astrologia u shpreh se i vjen keq për të e madje e ftoi edhe në shtratin e saj që “të mbarojë punë”, ndërsa banorët kanë “shpërthyer” në të qeshura.